
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth
e përqark dhomëzës së sipërme.
E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur shtresa
e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët.
3. Lëreni derën hapur.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
më parë.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruar brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos
përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete
artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i
shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Si të veprojmë nëse…
Tingujt e Funksionimit Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
ose tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga
kompresori. Është normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen
fizik i rrezikshëm. Është normale.
• Kur kompresori ndizet ose fiket, do të
dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
Të dhëna teknike
Përmasat
Lartësia 1404 mm
Gjerësia 545 mm
Thellësia 604 mm
Koha në rritje 19 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
6
Comentarios a estos manuales