
Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji,
drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni
që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës
së pasme të dollapit. Për të siguruar
performancën më të mirë, nëse pajisja është
vendosur poshtë një njësie të varur në mur,
largësia minimale midis pjesës së sipërme të
dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë
minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të
ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën
njësive që varen në mur. Nivelimi i
kujdesshëm arrihet përmes një ose më
shumë këmbëzave të rregullueshme që
ndodhen nën dollap.
Nëse dollapi është vendosur në një qoshe
dhe pjesët anësore me menteshat përballë
murit, distanca midis murit dhe dollapit duhet
të jetë të paktën 10 mm për t'i mundësuar
derës të hapet mjaftueshëm që të mund të
nxirren jashtë raftet.
Paralajmërim
Pajisja duhet të mund
të shkëputet lirisht
nga korrenti; për këtë,
spina duhet të jetë
lehtësisht e arritshme
pas instalimit.
min.100 mm
15 mm
15 mm
Ndryshimi i drejtimit të derës
E rëndësishme Për të kryer veprimet e
mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni
së bashku me një person tjetër që do të
mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë
procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës,
ndiqni këta hapa:
1. Hiqni spinën nga
priza e korrentit.
2. Hapeni derën e
ngrirësit. Lironi
menteshën.
3. Hiqni dyert duke i
tërhqeur ato ngadalë
dhe hiqni
menteshën.
1
2
3
4. Në anën e kundërt,
hiqni kapakën e
vrimës.
5. Zhvidhosni dy
këmbëzat e
rregullueshme dhe
vidhat e menteshës
së poshtme të derës.
Hiqni menteshën e
poshtme të derës
dhe montojeni atë në
anën e kundërt.
8
Comentarios a estos manuales