
3. PANELI I KONTROLLIT
1
Ikona e modalitetit ECO
2
Butoni i temperaturës
3
Shkalla e temperaturës
4
Ikona ShoppingMode
3.1 Ndezja
1. Futeni spinën e pajisjes në prizën
elektrike.
2. Për të ndezur pajisjen, prekni butonin
e temperaturës derisa të gjithë
treguesit LED të ndizen.
Pas rreth 3 sekondash,
treguesit LED fiken dhe
temperatura vendoset në
cilësimin e parazgjedhur
(modaliteti ECO). Ndizen
vetëm butoni i temperaturës
dhe treguesi LED pranë
ikonës së modalitetit ECO.
3.2 Fikja
1. Për të fikur pajisjen shtypni butonin e
temperaturës për 3 sekonda.
Të gjithë treguesit LED do të fiken.
2. Për të shkëputur pajisjen nga rryma
elektrike, hiqni spinën nga priza
elektrike.
3.3 Rregullimi i temperaturës
Për të rregulluar temperaturën, shtypni
butonin e temperaturës. Sa herë që
shtypet butoni, temperatura e vendosur
lëviz me 1 pozicion dhe ndizet dritat
përkatëse treguese LED. Shtypni butonin
e temperaturës në mënyrë të përsëritur
derisa të përzgjidhet temperatura e
kërkuar. Cilësimi do të fiksohet.
Përzgjedhja është
progresive, e ndryshon nga
+2°C deri në +8°C.
Cilësimi më i ftohtë: +2°C.
Cilësimi më i ngrohtë: +8°C
Cilësimi më i përshtatshëm:
Modaliteti ECO (+3 deri
+4°C).
Zgjidhni cilësimin duke pasur parasysh
se temperatura brenda pajisjes varet
nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
3.4 Modaliteti i fjetjes së ekranit
Pas 30 sekondash pa aktivitet me
pajisjen, ekrani kalon në modalitetin e
fjetjes. Ndizet në dritë të ulët vetëm
treguesi LED që i korrespondon
temperaturës së vendosur aktualisht. Të
gjitha treguesit e tjerë LED janë të fikur.
Për të çaktivizuar këtë modalitet, shtypni
butonin e temperaturës.
3.5 Modaliteti ECO
Në këtë modalitet, temperatura vendoset
mes +3 dhe +4°C.
Kjo është temperatura më e
mirë për të siguruar ruajtjen
e mirë të ushqimit me
konsum minimal të
energjisë.
Për të aktivizuar modalitetin ECO,
shtypni në mënyrë të përsëritur butonin e
temperaturës derisa të ndizet treguesi
LED pranë ikonës së modalitetit ECO.
www.electrolux.com6
Comentarios a estos manuales