Electrolux ERF3307AOX Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 24
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
3.6 Funksioni ShoppingMode
Nëse duhet të fusni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull, pasi
keni bërë pazarin, sugjerojmë të
aktivizoni funksionin ShoppingMode për
t'i ftohur më shpejt produktet dhe për të
shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera
që janë tashmë në ndarësen e frigoriferit.
Për të aktivizuar këtë funksion, shtypni
në mënyrë të përsëritur butonin e
temperaturës derisa të ndizet treguesi
LED pranë ikonës ShoppingMode.
Gjithashtu ndizet treguesi LED që i
korrespondon +2°C.
Ky funksion ndalon
automatikisht pas 6 orësh.
Kur funksioni çaktivizohet,
rikthehet cilësimi i
mëparshëm i temperaturës.
Mund ta çaktivizoni këtë
funksion në çdo moment
duke shtypur butonin e
temperaturës dhe duke
zgjedhur një cilësim të ri
temperature.
3.7 Treguesi i derës së hapur
(disponohet vetëm për disa
modele)
Nëse dera është lënë hapur për rreth 5
minuta, aktivizohet treguesi i derës së
hapur. Butoni i temperaturës dhe
treguesi LED i temperaturës së vendosur
aktualisht pulsojnë.
Ju mund ta çaktivizoni këtë
tregues duke mbyllur derën
ose duke shtypur butonin e
temperaturës.
4. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
4.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
SHQIP 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 23 24

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios