
12 www.electrolux.com
Nivelimi
Pajisja duhet të jetë e niveluar për të
eliminuar dridhjet. Në fund të pajisjes ka
4 këmbë me lartësi të rregullueshme,
2 këmbë përpara dhe 2 këmbë prapa.
Për të niveluar pajisjen, ajo duhet të jetë
drejt dhe të gjitha këmbët duhet të kenë
kontakt të fortë me dyshemenë.
Kujdes: Rivendoseni dhe nivelojeni
pajisjen, prisni për të paktën katër orë
dhe më pas lidheni atë në prizë. Në
rast se nuk doni të kryeni veprimet e
sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën
më të afërt të Shërbimit të Klientit.
Specialisti i Qendrës së Shërbimit të
Klientit do të kryej ndryshimin e drejtimit
të derës, me shpenzimet tuaja.
Kujdes: Pas ndryshimit të drejtimit të
hapjes së derës kontrolloni që të gjitha
vidhat të jenë shtrënguar mirë dhe
që guarnicioni magnetik të ngjitet në
kasën e pajisjes. Nëse temperatura e
ambientit është e ftohtë (p.sh. në dimër),
guarnicioni mund të mos përputhet
mirë me dollapin. Në këtë rast, prisni
që guarnicioni të përshtatet natyrshëm.
Shtrijeni pajisjen me anën e pasme
poshtë.
SI TË VEPROJMË NËSE...
Kujdes:
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni
atë nga priza. Vetëm elektricistët
e kualifikuar ose personat
kompetentë duhet të merren me
problemet ose defektet që nuk
përshkruhen në këtë manual.
E rëndësishme:
Gjatë përdorimit normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Keqfunksionim Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Vera është tepër e
ngrohtë.
Temperatura nuk është
rregulluar mirë.
Ju lutemi shikoni pjesën
”Përdorimi”.
Dera ka qenë e hapur
për një periudhë të
gjatë.
Hapni derën vetëm për aq kohë
sa ju nevojitet.
Pajisja është pranë një
burimi nxehtësie.
Ju lutemi shikoni pjesën
”Instalimi”.
Drita e brendshme
nuk punon.
Llambushka e dritës
është me defekt.
Ju lutemi shikoni pjesën
”Mirëmbajtja”.
Formim i
madh bryme,
ndoshta edhe në
guarnicionin e
derës.
Guarnicioni i derës
nuk është mbyllur
hermetikisht (ndoshta
pas ndryshimit të
menteshave).
Ngrohni me kujdes pjesët që
rrjedhin në guarnicionin e derës
me një tharëse flokësh (jo më të
ngrohtë se rreth 50°C). Në të
njëjtën kohë jepini formë me dorë
guarnicionit të ngrohur të derës
në mënyrë që të qëndrojë saktë.
Comentarios a estos manuales