
SHQIP 9
E rëndësishme
Për të ruajtur hapësirën e kërkuar për
ajrosje rreth frigoriferit, ju lutemi mbani
një distancë prej 100mm mes 2 anëve
dhe pjesës së sipërme të frigoriferit
të verërave dhe murit si dhe 50mm
distancë mes pjesës së pasme të
frigoriferit dhe murit.
Ndryshimi i kahut të derës
Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi,
hiqni spinën nga priza. Për të ndryshuar
drejtimin e hapjes së derës, ndiqni këta
hapa:
1. Hiqni dy vidhat në pjesën e pasme
të kapakut të sipërm.
2. Shtyni kapakun e sipërm përpara
derisa të lirohet. Dhe lëvizni
pllakëzën e vogël nga e majta në të
djathtë. Më pas vendosni kapakun
e sipërm në një vend të sigurt për të
shmangur gërvishtjet.
3. Hiqini kapakët me dy vidha.
LIDHJA ELEKTRIKE
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca
që tregohet në etiketën e numrit të
serisë përputhet me të dhënat e rrymës
së shtëpisë tuaj. Voltazhi mund të
ndryshojë me ±6% të vlerës së dhënë të
voltazhit. Për funksionimin me voltazhe
të ndryshme, duhet të përdoret një
auto-transformator i përshtatshëm.
Pajisja duhet tokëzuar
Spina e kabllit të ushqimit është e
pajisur me një kontakt, pikërisht për
këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të
shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni
pajisjen në një prizë të veçuar të
tokëzuar në përputhje me rregullat në
fuqi, duke u këshilluar me një teknik të
kualifikuar.
Prodhuesi refuzon të marrë
përsipër gjithë përgjegjësinë nëse
nuk ndiqen masat paraprake të
mësipërme.
Kjo pajisje është në përputhje
me direktivat E.E.C.
INSTALIMI
Comentarios a estos manuales