
2.6 EcoMode
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e vendosur:
– për frigoriferin: +4°C
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.
Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme.
2.7 ShoppingMode
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e
ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni
ShoppingMode për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen
e ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
ShoppingMode fiket automatikisht pas
rreth 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:
1.
Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.
Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.
2.8 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta. Kushtet
e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
• treguesi i alarmit që pulson
• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur çdo buton.
2.9 Modaliteti FreeStore
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi FreeStore
nuk tregohet (referojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm").
Aktivizimi i modalitetit FreeStore
rrit konsumin e energjisë.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Nëse në ekran shfaqet DEMO, pajisja
është në funksionin e demonstrimit:
referojuni paragrafit "SI TË VEPROJMË
NËSE...".
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales