
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Nisja e programit të larjes pa shtyrje të
tij
1. Aktivizoni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Zgjidhni një programi larjeje.
• Treguesi përkatës i programit ndizet.
• Koha e programit pulson në ekran.
4. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes
do të fillojë automatikisht.
Përzgjedhja dhe nisja e një programi
larjeje me shtyrje fillimi
1. Ndizni pajisjen dhe zgjidhni një program
larjeje.
2. Shtypni vazhdimisht butonin e shtyrjes
së fillimit të programit derisa ekrani të
tregojë numrin e duhur të orëve për
fillimin e programit.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
– Numërimi mbrapsht fillon
automatikisht.
– Kur numërimi mbrapsht përfundon,
fillon automatikisht programi i larjes.
Hapja e derës së pajisjes e ndërpret
numërimin mbrapsht. Kur ju e mbyllni
derën, numërimi mbrapsht vazhdon
nga momenti i ndërprerjes.
Ndërprerja e programit të larjes
• Hapni derën e enëlarëses.
– Programi i larjes ndalon.
• Mbylleni derën e pajisjes.
– Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Mënyra e anulimit të programit të larjes
ose e shtyrjes së fillimit të programit
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit nuk ka filluar, ju mund ta
ndryshoni zgjedhjen.
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit janë në proces pune, ju nuk
mund ta ndryshoni zgjedhjen. Për të
bërë një zgjedhje të re nevojitet që të
anuloni programin e larjes ose shtyrjen
e fillimit të programit.
Kur anuloni shtyrjen e fillimit programit,
kjo anulon automatikisht programin e
zgjedhur të larjes. Në këtë rast, ju
duhet ta zgjidhni përsëri programin e
larjes.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa të ndizen
dritat e të gjitha programeve.
2. Sigurohuni që ka detergjent në kutinë e
detergjentit përpara se të nisni një
program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
• Pajisja ndalon automatikisht.
• Sinjalet akustike janë në funksionim.
1. Hapni derën e pajisjes.
– Në ekran shfaqet 0.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira në tharje,
mbajeni derën paksa të hapur për disa
minuta.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas
10 minutash nga fundi i programit të
larjes.
Hiqini artikujt nga koshat.
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe
më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë
se enët e tjera.
electrolux 11
Comentarios a estos manuales