
– Lugët vendosini bashkë me takëmet e
tjera për të mos lejuar që të ngjiten me
njëra-tjetrën.
– Vendosini enët në mënyrë të tillë që të
lini ujin të prekë gjithë sipërfaqet.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme për mosngjitje, janë të prirura
që të mbajnë pikat e ujit.
• Vendosni enët e lehta në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Përzgjedhja dhe nisja e një programi
larjeje pa shtyrje fillimi
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Zgjidhni program larjeje. Referojuni
kapitullit "Programet e larjes".
– Drita treguese e programit përkatës
do të ndizet.
– Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit të larjes.
4. Mbyllni derën e pajisjes. Programi i larjes
fillon automatikisht.
Përzgjedhja dhe nisja e një programi
larjeje me shtyrje fillimi
1. Ndizni pajisjen dhe zgjidhni një program
larjeje.
2. Shtypni vazhdimisht butonin e shtyrjes
së fillimit të programit derisa ekrani të
tregojë numrin e duhur të orëve për
fillimin e programit.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
– Numërimi mbrapsht fillon
automatikisht.
– Kur numërimi mbrapsht përfundon,
fillon automatikisht programi i larjes.
Hapja e derës së pajisjes e ndërpret
numërimin mbrapsht. Kur ju e mbyllni
derën, numërimi mbrapsht vazhdon
nga momenti i ndërprerjes.
Ndërprerja e programit të larjes
• Hapni derën e enëlarëses.
– Programi i larjes ndalon.
• Mbylleni derën e pajisjes.
– Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Mënyra e anulimit të programit të larjes
ose e shtyrjes së fillimit të programit
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit nuk ka filluar, ju mund ta
ndryshoni zgjedhjen.
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit janë në proces pune, ju nuk
mund ta ndryshoni zgjedhjen. Për të
bërë një zgjedhje të re nevojitet që të
anuloni programin e larjes ose shtyrjen
e fillimit të programit.
Kur anuloni shtyrjen e fillimit programit,
kjo anulon automatikisht programin e
zgjedhur të larjes. Në këtë rast, ju
duhet ta zgjidhni përsëri programin e
larjes.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa të ndizen
dritat e të gjitha programeve.
2. Sigurohuni që ka detergjent në kutinë e
detergjentit përpara se të nisni një
program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
• Pajisja ndalon automatikisht.
• Sinjalet akustike janë në funksionim.
1. Hapni derën e pajisjes.
– Në ekran shfaqet 0.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira në tharje,
mbajeni derën paksa të hapur për disa
minuta.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas
10 minutash nga fundi i programit të
larjes.
Hiqeni ngarkesën
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht
të dëmtueshme.
electrolux 11
Comentarios a estos manuales