që marrin flakë, afër ose brenda në
pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve,
me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
vendosini horizontalisht në koshin e
sipërm ose në koshin e thikave. (Jo të
gjitha modelet e kanë koshin e thikave).
• Përdorni vetëm produktet e specifikuara
për enëlarëset (detergjent, kripë,
shpëlarës).
• Kripërat që nuk janë të specifikuara për
enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
ujit.
• Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
filloni një program larjeje. Kokrrat e kripës
dhe ujërat me kripë mund të shkaktojnë
gërryerje ose të krijojnë një vrimë në fund
të pajisjes.
• Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
shpëlarësit me produkte të tjera përveç
shpëlarësit (p.sh. me agjentë pastrues
për enëlarësen, me detergjent të
lëngshëm). Kjo mund të shkaktojë
dëmtime në pajisje.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të mund
të lëvizin lirisht përpara se të filloni një
program larjeje.
• Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
punë e sipër, që andej mund të dalë avull
i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Mos i hiqni enët nga pajisja para
përfundimit të programit të larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqni spinën nga priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë
ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
• Mos spërkatni ujë ose avull për të
pastruar pajisjen. Ekziston rreziku i
goditjes elektrike dhe i dëmtimit të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar
ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos e
lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Nëse është e nevojshme, kontaktoni
shitësin.
• Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit
të parë.
• Instalimet elektrike dhe hidraulike,
parametrizimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes duhet që ta kryejë vetëm një
person i kualifikuar. Kjo bëhet për të
parandaluar rreziqet e dëmtimeve
strukturore ose të lëndimeve fizike.
• Sigurohuni që gjatë instalimit spina të
mos jetë e vendosur në prizë.
• Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes, për të parandaluar dëmtimin e
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
•
E rëndësishme! Ndiqni udhëzimet në
broshurën bashkëngjitur:
– Për të instaluar pajisjen.
– Për të montuar derën e mobilies.
– Për të lidhur sistemin e furnizimit me
ujë dhe të zbrazjes së tij.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me
temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorrë të reja për ta lidhur pajisjen
me furnizimin me ujë. Mos përdorni zorrë
të përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj ose
me tuba të papërdorur për një kohë të
gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa
minuta, dhe më pas lidhni zorrën e futjes
së ujit.
• Kur të instaloni pajisjen, sigurohuni që të
mos i shtypni ose të mos i dëmtoni zorrët
e ujit.
• Sigurohuni që bashkimet e ujit të jenë
shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen
e ujit.
• Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët nuk kanë rrjedhje uji.
• Zorra e hyrjes së ujit është me dy shtresa
dhe ka një kabllo të brendshëm elektrik
dhe një valvul sigurie. Zorra e hyrjes së
ujit është nën presion vetëm gjatë kohës
që qarkullon ujë në të. Nëse ka një
electrolux 3
Comentarios a estos manuales