Electrolux EWB105205W Manual de usuario Pagina 12

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 52
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 11
Problemet Shkaqet
Pajisja ndalon gjatë një
cikli larjeje:
ka probleme në furnizimin me ujë ose energji elektrike,
është përzgjedhur "Ndërprerja e shpëlarjes",
kapakët e kazanit janë të hapur.
Kapaku nuk hapet në
përfundim të ciklit:
temperatura brenda në kazan është tepër e lartë,
kapaku zhbllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
Zbutësi shkon direkt në
kazan, kur mbushet
sirtari i detergjenteve:
keni tejkaluar shenjën treguese MAX.
Butoni "Nis/Ndërprit"
1)
pulson i kuq
2)
:
kapaku nuk është mbyllur mirë,
filtri i shkarkimit është bllokuar,
tubi i shkarkimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,
tubi i shkarkimit të ujit është montuar shumë lart (shihni seksionin
"Instalimi"),
pompa e shkarkimit të ujit është bllokuar,
tubat vertikalë janë të bllokuar,
rubineti i ujit është i mbyllur, është ndërprerë furnizimi me ujë.
1) Në disa modele, mund të bien sinjalet akustike
2) Pas zgjidhjes së problemit, shtypni butonin "Nis/Ndërprit" për të rifilluar programin e ndërprerë.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
NGARKESA E RROBAVE
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që ndodhen
në etiketat e kujdesit te rrobat.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë
larjes së parë. Rekomandojmë që ato
lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa,
të leshtat dhe veshjet me stampa.
Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e
tyre dhe futini perdet në një qese për larje
apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje :
Veshje pa bordurë të kthyer apo me të
çara
–Sytjena me tel.
Përdorni një qese për larje për të larë
sendet e vogla.
Një ngarkesë shumë e vogël mund
shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës
së centrifugimit. Nëse ndodh kjo,
rregulloni manualisht artikujt brenda
tamburit dhe startojeni sërish fazën e
centrifugimit.
NJOLLAT E VËSHTIRA
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
DETERGJENTET DHE PRODUKTET
SUPLEMENTARE
Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi
i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin dhe
ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja juaj nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtoni detergjentet e
lëngshme me një pajisje dozuese (të
dhënë nga prodhuesi i detergjentit) ose
derdheni detergjentin e lëngshëm direkt
në kazan.
12 electrolux
Vista de pagina 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 51 52

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios