Electrolux EWB105205W Manual de usuario Pagina 7

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 52
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 6
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e rrobave.
Cikli i natës
Duke zgjedhur këtë funksion, pajisja nuk do
ta kullojë ujin e shpëlarjes së fundit dhe të
gjitha fazat e rrotullimit do të anulohen, për
të mos zhubrosur rrobat. Ky cikël larjeje
është pa zhurmë fare dhe mund të zgjidhet
gjatë natës ose kur ka norma më
ekonomike të shpenzimit të energjisë.
Në përfundim të programit, nëse keni
zgjedhur "Shpëlarje me pushim"
ose
“Cikli i natës”
, ju duhet të zgjidhni
pas programin “Centrifugim”
ose “Kullim”
për të përfunduar ciklin dhe për të
zbrazur ujin.
PËRZGJEDHJA E OPSIONEVE
Ju duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme
pas zgjedhjes së programit dhe para se të
shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
(shikoni "Tabela e programit"). Shtypni
butonin(at) e dëshiruar: dritat përkatëse
ndizen. Kur shtypen përsëri, dritat fiken.
Nëse një prej opsioneve nuk është i
pajtueshëm me programin e zgjedhur,
butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe.
PËRZGJEDHJA "PARALARJA"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me
30°C.
OPSIONI "TË PËRDITSHME"
Ky opsion lejon zhvillimin e një cikli larjeje të
rrobave të ndotura pak me kohë të
reduktuar.
OPSIONI "SHUMË E SHPEJTË"
Koha e larjes do të reduktohet në varësi të
programit të zgjedhur.
OPSIONI "SHPËLARJE SHTESË"
Makina larëse do të shtojë një ose më
shumë shpëlarje gjatë ciklit. Ky opsion
rekomandohet për njerëzit me lëkurë të
ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
"SHTYRJA E PROGRAMIT"
Ky opsion ju mundëson ta shtyni fillimin e
programit të larjes me 3, 6 ose 9 orë duke
shtypur butonin "Shtyrja e programit"
.
Ju mund ta ndryshoni ose ta anuloni kohën
e shtyrjes së programit në çdo moment
përpara se të shtypni butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
, duke shtypur përsëri
butonin "Shtyrja e programit"
(kur të
gjithë treguesit janë të fikur, programi i larjes
do të fillojë menjëherë).
Nëse ju tashmë e keni shtypur butonin
"Fillimi/Ndërprerja
dhe dëshironi që ta
ndryshoni ose ta anuloni shtyrjen e
programit, veproni si vijon më poshtë:
Për ta anuluar shtyrjen e programit dhe
për ta filluar menjëherë ciklin e larjes,
shtypni "Fillimi/Ndërprerja"
dhe pastaj
"Shtyrja e programit"
. Shtypni "Fillimi/
Ndërprerja"
për të filluar ciklin.
Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së
programit, ju duhet të shkoni në
pozicionin "Ndalo"
dhe të riprogramoni
ciklin tuaj.
Kapaku do të bllokohet gjatë kohës së
shtyrjes së programit. Nëse ju duhet ta
hapni, ju fillimisht duhet ta ndaloni pajisjen
duke shtypur butonin "Fillimi/Ndërprerja"
. Pasi të mbyllni sërish kapakun, shtypni
butonin "Fillimi/Ndërprerja"
.
NISJA E PROGRAMIT
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
për
të filluar ciklin. Drita përkatëse do të ndizet
ngjyrë jeshile.
Është normale që çelësi i programeve të
qëndrojë i palëvizshëm gjatë ciklit. Drita që i
përket ciklit aktual ndriçohet.
+ : Paralarje + Larje
+ : Shpëlarjet + Centrifugimi
: Fundi i ciklit
Pompa e shkarkimit mund të punojë
për një kohë të shkurtër kur pajisja
mbushet me ujë.
NDËRPRERJA E NJË PROGRAMI
Futja e rrobave të tjera gjatë 10
minutave të para
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
:
drita përkatëse do të pulsojë ngjyrë jeshile
electrolux 7
Vista de pagina 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 51 52

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios