Electrolux EGT7353YOK Manual de usuario Pagina 3

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 84
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 2
TË DHËNA PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për tregjet
e mëposhtme: AL
BG MK RO
RS
PARALAJMËRIM
Këto udhëzime janë të vlefshme
vetëm në vendet simbolet e të
cilave shfaqen në kapakun e kësaj
broshure.
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes.
Kjo është në interes të sigurisë suaj
dhe për të siguruar funksionimin e
duhur. Mbajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që të jenë me pajisjen
kur ajo zhvendoset ose shitet. Të
gjithë personat që përdorin pajisjen
duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
PARALAJMËRIM
Personat (duke përfshirë fëmijët)
me aftësi fizike, ndjesore dhe
mendore të kufizuara ose me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta
njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje
ose të udhëzohen për përdorimin e
pajisjes, nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
SIGURIA PËR FËMIJËT
Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk
luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston
rreziku i asfiksimit ose lëndimit fizik.
Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
PËRDORIMI
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresën
mbrojtëse të panelit të vatrës prej inoksi
(nëse ka) nga pajisja para përdorimit të
parë. Mos e hiqni etiketën e
specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
Pas çdo përdorimi vendosini zonat e
gatimit në pozicionin fikur.
Vatrat dhe pjesët e tjera janë të nxehta
gjatë dhe pas përdorimit. Mos vendosni
takëme dhe kapakë tenxheresh mbi
sipërfaqen e gatimit. Ena e gatimit dhe
përmbajtja e saj mund të përmbysen. Ka
rrezik djegieje.
Yndyra dhe vaji i nxehtë mund të marrin
flakë shumë shpejt. Ka rrezik zjarri.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Mos lejoni që të derdhen lëngje brenda
vrimave në pjesën e sipërme të vatrës së
gatimit
Mos e përdorni vatrën pa enë gatimi mbi
të.
Pajisja është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
KUJDES
Kjo pajisje është vetëm për
përdorime gatimi. Ajo nuk
duhet të përdoret për funksione
të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
Përdorni vetëm enë gatimi me diametër
që përket me dimensionet e vatrës.
Ekziston rreziku i tejnxehjes dhe i thyerjes
së pllakës së xhamit (nëse ka).
Mos përdorni tigan me diametër më të
vogël se madhësia e vatrës. Flakët mund
të nxehin dorezën e tiganit. Referojuni
tabelës në kapitullin "Udhëzime dhe
këshilla të nevojshme".
Enët e gatimit nuk duhet të shtrihen mbi
pjesën e butonave.
Sigurohuni që enët të mos dalin jashtë
buzëve të sipërfaqes së gatimit dhe që të
jenë vendosur në qendër të rrathëve për
të shmangur rreziqet e sigurisë.
Mos përdorni enë gatimi të
paqëndrueshme ose enë me fund të
dëmtuar. Ekziston rreziku i përmbysjes
dhe i aksidenteve.
SHQIP 3
Vista de pagina 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 83 84

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios