
10 www.electrolux.com
6. KONTROLLET E EKRANIT
Të gjitha funksionet dhe kontrollet
e njësisë janë të aksesueshme nga një
panel kontrolli që ndodhet në mënyrë
praktike mbi derën e frigoriferit. Një
tastierë me butona me prekje dhe një
ekran dixhital lejojnë kongurim të lehtë
të veçorive dhe cilësimeve në mënyrë
të thjeshtë dhe intuitive.
E rëndësishme! Për të funksionuar,
butonat me prekje kërkojnë vetëm një
shtypje të shkurtër të tyre. Veprimi kryhet
pas lëshimit të gishtit nga butoni, jo kur
butoni është i shtypur. Nuk është nevoja
që të aplikohet presion në tastierë.
Funksioni i bllokimit për fëmijët i lidhur
me butonin “Alarm” kërkon një shtypje
të gjatë prej të paktën 3 sekondash.
Referojuni pjesëve përkatëse të këtij
Manuali për udhëzime të detajuara.
Paneli i kontrollit përbëhet nga dy zona
që tregojnë temperaturën, pesë ikona që
përfaqësojnë regjime të ndryshme dhe
gjashtë butona me prekje. Kur pajisja
lidhet me energjinë për herë të parë,
ndizet drita e sfondit e ikonave në panelin
e ekranit. Nëse nuk janë shtypur butona
dhe dyert mbeten të mbyllura, drita
e sfondit do të ket pas 60 sekondash.
Kontrolli i temperaturës
Rekomandojmë që kur ta ndizni frigoriferin
për herë të parë, temperatura e frigoriferit
të vendoset në 5°C dhe e ngrirësit
në -18°C. Nëse dëshironi të ndryshoni
temperaturën, ndiqni udhëzimet më
poshtë.
KUJDES!
Kur vendosni një temperaturë,
ju vendosni një temperaturë
mesatare për të gjithë brendësinë
e frigoriferit. Temperaturat brenda
secilës ndarje mund të ndryshojnë
nga vlerat e temperaturës që
ashohen në panel, në varësi
të sasisë së ushqimit që ruani
dhe vendit ku e vendosni.
Tek temperatura aktuale brenda
pajisjes mund të ndikojë edhe
temperatura e ambientit.
6.1 Fridge
Shtypni butonin “Fridge” në mënyrë të
përsëritur për të vendosur temperaturën
e dëshiruar të frigoriferit mes 8°C dhe
2°C, temperatura do të ulet me 1°C
gradë me çdo shtypje dhe treguesi i
temperaturës së frigoriferit do të ashojë
vlerën korresponduese sipas sekuencës
së mëposhtme.
6.2 Fast Cool
Nëse ju duhet të fusni në
të një sasi të madhe ushqimi
të ngrohtë, për shembull pasi
sapo të keni bërë pazarin
e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni
Fast Cool për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen
e ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
• Shtypni butonin "Fast Cool" për
ta aktivizuar këtë funksion. Ikona
"Super Cool" do të ndizet dhe
treguesi i temperaturës "Fridge"
do të tregojë 2°C.
• "Super Cool" ket automatikisht pas
6 orësh.
• Shtypni “Fast Cool” ose “Fridge”
për të anuluar regjimin "Super Cool"
dhe për t'u kthyer në cilësimet
e mëparshme të temperaturës.
8°C 7°C 6°C 5°C
2°C 3°C 4°C
160926_UM of FrenchDoor-Electrolux-SQ-HR-MA-SR-SL.indd 10 22/12/16 6:58 PM
Comentarios a estos manuales