Electrolux EN6086JOX Manual de usuario Pagina 3

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 112
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 2
3
SHQIP
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç
e sipër dhe persona me aftësi të kuzuara zike, ndijore
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet
e përdorimit.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
të kryhen nga fëmijë të pamonitoruar.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes
ose në strukturën inkaso.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete articiale
për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre
të rekomanduara nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen
e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara
nga prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
1. INFORMACIONI I SIGURISË
160926_UM of FrenchDoor-Electrolux-SQ-HR-MA-SR-SL.indd 3 22/12/16 6:58 PM
Vista de pagina 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 111 112

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios