
19
Motori punon
vazhdimisht
Është normale që të dëgjohet shpesh zhurma e motorit, atij i duhet
të punojë më shumë në situatat e mëposhtme:
• Cilësimi i temperaturës është vendosur më i ftohtë sesa nevojitet
• Në pajisje janë futur së fundi sasi të mëdha me ushqim të ngrohtë.
• Temperatura jashtë pajisjes është tepër e lartë.
• Dyert janë mbajtur hapur për një periudhë të gjatë.
• Pas instalimit të pajisjes ose është lënë kur për një kohë të gjatë.
Në ndarje
krijohet një
shtresë
bryme
Kontrolloni që daljet e ajrit të mos bllokohen nga ushqimet dhe
sigurohuni që ushqimet të vendosen brenda pajisjes në mënyrë të
tillë që të lejojnë ajrosje të mjaftueshme. Sigurohuni që dera të jetë
mbyllur plotësisht. Për të hequr brymën, referojuni pjesës “Pastrimi
dhe kujdesi”.
Temperatura
brenda
është tepër
e ngrohtë
Mund t'i keni lënë dyert të hapura për shumë kohë ose shumë
shpesh, ose dyert janë mbajtur të hapura nga ndonjë pengesë;
ose pajisja është vendosur me hapësirë të pamjaftueshme në anë,
prapa dhe lart.
Temperatura
brenda është
tepër e ftohtë
Rriteni temperaturën duke ndjekur kapitullin “Kontrollet e ekranit”.
Dyert nuk
mund të
mbyllen lehtë
Kontrolloni nëse pjesa e sipërme e frigoriferit është anuar pas me
10-15 mm për të lejuar që dyert të mbyllen vetë ose nëse diçka
brenda pengon që dyert të mbyllen.
Rrjedh ujë
në dysheme
Ena e ujit (që ndodhet në pjesën e poshtme prapa pajisjes) mund
të mos jetë niveluar siç duhet, ose gryka e kullimit (që ndodhet
poshtë pjesës së sipërme të depos së kompresorit) mund të mos
jetë pozicionuar siç duhet për të drejtuar ujin në këtë enë, ose gryka
e ujit është e bllokuar. Mund t'ju duhet të tërhiqni frigoriferin nga muri
për të kontrolluar enën dhe grykën.
Drita nuk
punon
Drita LED mund të jetë dëmtuar. Referojuni kapitullit "Pastrimi dhe
kujdesi" për të zëvendësuar dritat LED.
Sistemi i kontrollit ka çaktivizuar dritat për shkak se dera është
mbajtur hapur për shumë kohë, mbylleni dhe rihapeni derën
për të aktivizuar dritat.
Dyert nuk
hapen lehtë
Kontrolloni guarnicionin e derës dhe nëse është e nevojshme
pastroni guarnicionin prej gome rreth anëve të derës duke përdorur
detergjent enësh dhe ujë të ngrohtë. Këtu mund të grumbullohen
papastërti dhe mund të shkaktojnë ngjitjen e derës me frigoriferin.
11. HEDHJA E PAJISJES
Frigoriferi është ndërtuar me materiale
të ripërdorshme. Ai duhet të eliminohet
në përputhje me rregulloret aktuale
vendore për hedhjen e mbetjeve.
Pajisja përmban një sasi të vogël
agjenti ftohës (R600a) në qarkun ftohës.
Për sigurinë tuaj, referojuni pjesës “Agjenti
ftohës dhe rreziku i zjarrit” në këtë manual
përdorimi përpara përdorimit të pajisjes
për skrap. Prisni kordonin e rrymës për
ta bërë frigoriferin të papërdorshëm dhe
hiqni guarnicionin e derës dhe kyçin.
Kini kujdes nga sistemi i ftohjes dhe mos
e dëmtoni atë duke shpuar enën e agjentit
ftohës dhe/ose duke përthyer tubat, dhe/
ose duke gërvishtur veshjen e sipërfaqes.
160926_UM of FrenchDoor-Electrolux-SQ-HR-MA-SR-SL.indd 19 22/12/16 6:58 PM
Comentarios a estos manuales