
17
• Produktet e ngrira, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga ndarja
e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja.
• Rekomandohet të etiketohet dhe t'i
vendoset data secilës paketë të ngrirë
me qëllim që të mbahet nën monitorim
koha e ruajtjes.
Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
• Sigurohuni që ushqimet e ngrira
të jenë ruajtur siç duhet nga tregtuesi
i ushqimeve
• Pasi e keni shkrirë, ushqimi do të prishet
shpejt dhe nuk duhet të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes
të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
8.3 Fikja e pajisjes
Nëse pajisja duhet të ket për një
periudhë të gjatë kohe, duhet të ndiqen
hapat e mëposhtëm për të parandaluar
krijimin e mykut në pajisje.
1. Nxirrini të gjitha ushqimet.
2. Hiqni spinën e pajisjes nga priza
e rrjetit elektrik.
3. Pastroni dhe thani plotësisht
hapësirën e brendshme.
4. Sigurohuni që të gjitha dyert të lihen
paksa hapur për të lejuar qarkullimin
e ajrit.
9. PASTRIMI DHE KUJDESI
Për arsye higjienike, pajisja (përfshirë
aksesorët e jashtëm dhe të brendshëm)
duhet të pastrohet rregullisht të paktën
çdo dy muaj.
KUJDES!
Pajisja nuk duhet të jetë e lidhur
me rrjetin elektrik gjatë pastrimit.
Rrezik nga goditja elektrike!
Përpara se të pastroni, keni
pajisjen dhe shkëputeni spinën
nga priza e rrjetit elektrik.
9.1 Pastrimi i jashtëm
Për të ruajtur një paraqitje të mirë të
pajisjes, duhet ta pastroni atë rregullisht.
– Fshini panelin dixhital me një leckë
të pastër dhe të butë.
– Spërkatni ujë në leckën e pastrimit
dhe jo direkt në sipërfaqen e
pajisjes. Kjo ndihmon që të siguroni
një shpërndarje të njëtrajtshme
të njomjes në sipërfaqe.
– Pastroni dyert, dorezat dhe
sipërfaqet e kasës me një detergjent
të butë dhe më pas thajini duke
i fshirë me një leckë të butë.
KUJDES!
– Mos përdorni objekte të mprehta
sepse ato mund ta gërvishtin
sipërfaqen.
– Mos përdorni për pastrim
tretës, detergjent për makina,
Clorox, vaj eterik, pastrues
gërryes ose tretës organikë
të tillë si benzoli. Ato mund të
dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes
dhe mund të shkaktojnë zjarr.
9.2 Pastrimi i brendshëm
• Ju duhet ta pastroni rregullisht hapësirën
e brendshme të pajisjes. Pastrimi i saj
do të jetë më i lehtë kur ka pak ushqime
brenda. Fshijeni pjesën e brendshme
të frigoriferit dhe ngrirësit me një
solucion të holluar sode buke dhe
më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë
duke përdorur një sfungjer ose leckë
të shtrydhur. Thajeni plotësisht duke
e fshirë përpara se të vendosni sërish
raftet dhe koshat. Thani plotësisht të
gjitha sipërfaqet dhe pjesët e heqshme.
• Megjithëse kjo pajisje shkrihet
automatikisht, mund të krijohet një
shtresë bryme në faqet e brendshme
të ndarjes së ngrirësit nëse dera e
ngrirësit hapet shpesh ose mbahet hapur
për shumë kohë. Nëse bryma është
tepër e trashë, zgjidhni një moment kur
nuk ka shumë ushqime brenda ngrirësit
dhe vijoni si më poshtë:
1. Hiqni ushqimin ekzistues dhe
koshat e aksesorëve, hiqni pajisjen
nga rryma elektrike dhe lërini
dyert të hapura. Ajroseni dhomën
plotësisht për të lehtësuar procesin
e shkrirjes.
2. Kur përfundon shkrirja, pastroni
ngrirësin siç përshkruhet më lart.
160926_UM of FrenchDoor-Electrolux-SQ-HR-MA-SR-SL.indd 17 22/12/16 6:58 PM
Comentarios a estos manuales