
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
4.2 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
Ky model është i pajisur me një kuti
të ruajtjes së ushqimit të
ndryshueshme, e cila lëvizet anash.
4.3 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit.
4.4 Funksioni FreeStore
Funksioni FreeStore bën që ushqimi të
ftohet më shpejt dhe ruan një
temperaturë më të njëtrajtshme brenda
ndarjes.
Ndizeni FreeStore kur
temperatura e ambientit
tejkalon 25°C.
Shtypni çelësin (A) për të ndezur
ventilatorin. Drita e gjelbër (B) ndizet.
Kur e fikni pajisjen, mos
harroni të fikni ventilatorin
duke shtypur butonin (A).
Drita e gjelbër (B) fiket.
SHQIP 7
Comentarios a estos manuales