Electrolux EUT10002W Guía básica Pagina 4

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 68
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 3
Paneli I kontrollit
1 2 3 4 5
1 Drita e gjelbër treguese
2 Drita e kuqe treguese
3 Drita e verdhë treguese
4 Çelësi i ngrirësit
5 Rregullatori i temperaturës
Ndezja
1. Lëreni pajisjen të qëndrojë lart për 4 orë pas
instalimit.
2. Vendoseni spinën mirë në prizën e murit.
3. Kthejeni rregullatorin e temperaturës në drejtim
të akrepave të orës në përzgjedhjen e mesme.
4. Drita e gjelbër treguese do të ndizet dhe do të
mbetet e ndezur derisa pajisja të hiqet nga rrjeti
i energjisë elektrike.
5. Shtypni çelësin e ngrirjes për të aktivizuar
funksionin e ngrirjes së shpejtë (do të ndizet
drita e verdhë treguese) dhe lërini në punë për
4 orë në mënyrë që të arrihet temperatura e
duhur përpara se të vendosni ushqim brenda
tij.
Drita e verdhë treguese ndizet kur çelësi i
ngrirjes është në gjendje të ndezur.
6. Edhe drita e kuqe treguese do të ndizet deri në
momentin që arrihet temperatura e duhur.
Pak orë pas ndezjes, drita e kuqe treguese do
të fiket për të treguar se është arritur
temperatura e duhur për përzgjedhjen e
zgjedhur dhe do të mbetet e fikur për të treguar
se gjithçka është në rregull. Ajo do të ndizet
nëse temperatura e ngrirësit rritet më shumë se
sa duhet, për shembull pas hapjes së derës së
ngrirësit ose vendosjes së ushqimit brenda, por
drita duhet të fiket sërish kur temperatura të
kthehet në nivelin e duhur të ruajtjes.
7. Kur pajisja të arrijë temperaturën e caktuar (kur
drita e kuqe treguese të jetë fikur) shtypni sërish
çelësin e ngrirjes për të çaktivizuar funksionin e
ngrirjes së shpejtë. Drita e verdhë treguese do
të fiket.
Fikja
1. Për të fikur pajisjen, rrotullojeni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin "O".
2. Për të shkëputur pajisjen nga rryma, shkëpusni
pajisjen nga priza në mur.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura brenda pajisjes kontrollohet nga
rregullatori i temperaturës që ndodhet në panelin e
kontrollit.
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni si më
poshtë:
rrotullojeni rregullatorin e temperaturës drejt
përzgjedhjeve më të ulëta për të përftuar ftohjen
minimale.
rrotullojeni rregullatorin e temperaturës drejt
përzgjedhjeve më të larta për të përftuar ftohjen
maksimale.
Më e përshtatshme është një përzgjedhje
mesatare.
Megjithatë, duhet të zgjidhet përzgjedhja e saktë
duke pasur parasysh se temperatura brenda
pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit që ruhet në të
vendndodhja e pajisjes.
Funksioni i ngrirjes së shpejtë
Nëse do të ngrihen më shumë se 3-4 kg ushqim:
1. Shtypni çelësin e ngrirjes për të aktivizuar
funksionin e ngrirjes së shpejtë 6-24 orë
përpara se të vendosni ushqim të freskët në
frigorifer. Do të ndizet drita e verdhë treguese.
Kompresori tani do të punojë pa ndërprerje,
për të siguruar që ushqimi i freskët të ngrijë sa
më shpejt të jetë e mundur.
2. Ky funksion mund të çaktivizohet në çdo
moment duke shtypur çelësin e ngrirjes.
3. Vendoseni ushqimin në dhomëzën e ngrirjes
(lart) dhe lëreni çelësin e ngrirjes të ndezur për
24 orë të tjera.
4. Më pas shtypeni sërish çelësin e ngrirjes (drita
e verdhë treguese do të fiket dhe çelësi do të
kthehet në pozicionin e tij fillestar).
5. Hiqeni ushqimin e ngrirë nga dhomëza e
sipërme (ngrirësi) dhe vendoseni në dy
4 electrolux
Vista de pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 67 68

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios