
Njolla balte: trajtojini me zbardhues,
shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me
zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk):
njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi
një leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër,
më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo shenjë
të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më
pas me acid acetik; trajtojini çdo shenja të
mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues
dhe më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet
suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu
edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi
i saktë i sasive, për të shmangur
shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht,
detergjentet përmbajnë substanca, të cilat
në sasi të mëdha mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet
edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta, të
pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura
e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren
në këtë pajisje:
• detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
• detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
• detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme
të sirtarit, përpara se të filloni programin e
larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të
përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit .
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie.
Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së
ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale.
A Kur uji ka një shkallë mesatare-të lartë
fortësie, duhet të shtoni zbutës uji (duke
filluar nga shkalla e fortësisë II). Ndiqni
udhëzimet e prodhuesit. Sasia e
detergjentit mund të rregullohet më pas
sipas shkallës së fortësisë I (=i butë).
Niveli
Karakteri
stika
Shkallët e fortësisë
së ujit
Sistemi
gjerman -
°dH
Sistemi
francez -
°T.H.
1 i butë 0-7 0-15
2 mesatar 8-14 16-25
3 i fortë 15-21 26-37
4 shumë i
fortë
> 21 > 37
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
electrolux 13
Comentarios a estos manuales