Electrolux EWF12470W Manual de usuario Pagina 5

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 92
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 4
5 Pompa e kullimit 6 Këmbëzat e rregullueshme
Sirtari i detergjentit
Dhomëza e detergjentit për fazat e
paralarjes dhe shpëlarjes ose për heqjen e
njollave që përdoret gjatë fazës së veprimit
kundër njollave (nëse është e pranishme).
Detergjenti i paralarjes dhe shpëlarjes
shtohet në fillim të programit të larjes. Heqësi
i njollave shtohet gjatë fazës së veprimit
kundër njollave.
Dhomëza për detergjentin në trajtë
pluhuri ose lëngu që përdoret për larjen
kryesore. Nëse përdorni detergjent të lëngët,
shtojeni atë përpara se të filloni programin.
Dhomëza për solucionet shtesë në trajtë
të lëngët (zbutës rrobash, ngrirësit).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit. Çdo zbutës
rrobash ose solucion ngrirës duhet të hidhet
në dhomëzën përkatëse përpara se të filloni
programin e larjes.
Tabela e programit
Tabela të ndryshme programesh në gjuhë të
ndryshme vijnë me pajisjen. Një është në
anën e përparme të sirtarit të detergjentit dhe
të tjerat janë bashkëngjitur në manualin e
përdorimit. Tabela në sirtar mund të
zëvendësohet me lehtësi: hiqni tabelën nga
sirtari duke e tërhequr atë në drejtimin
djathtas dhe futni tabelën me gjuhën e duhur.
Paneli I kontrollit
Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Në të shfaqet çelësi përzgjedhës i
programeve si dhe butonat, drita treguese dhe ekrani. Këto paraqiten me numrat
përkatës në faqet e mëposhtme.
1 2 4 5 6 7
8
9
10
3
electrolux 5
Vista de pagina 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 91 92

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios