
Pompa e kullimit
Pompa duhet kontrolluar rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
• pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose shtrydh
• pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën.
Veproni si më poshtë:
1. Shkëputni pajisjen nga rryma elektrike.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
3. Hapni derën e pompës.
4. Vendosni një enë pranë pompës për të
mbledhur rrjedhje të mundshme.
5. Çlironi zorrën zbrazëse të emergjencës,
vendoseni atë mbi enë dhe hiqni
kapakun e saj.
6. Kur nuk del më ujë nga zorra, zhvidhosni
pompën dhe hiqeni nga vendi. Mbani
gjithmonë një leckë pranë për të tharë
çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së pompës.
7. Hiqni çdo objekt nga fletët e pompës,
duke e rrotulluar atë.
8. Rivendosni kapakun në zorrën zbrazëse
të emergjencës dhe vendoseni këtë të
fundit sërish në vendin e saj.
9. Montoni sërish pompën duke e vidhosur
deri në fund.
10. Mbylleni derën e pompës.
20 electrolux
Comentarios a estos manuales