Electrolux EWP106100W Manual de usuario Pagina 12

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 60
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 11
NGARKESAT MAKSIMALE
Ngarkesat e këshilluara tregohen te
«Tabela e programeve të larjes».
Rregulla të përgjithshme:
Të pambukta, të linjta: kazani plot, por
jo shumë ngjeshur;
Sintetike: kazani jo më shumë se gjysmë
plot;
Pëlhura delikate dhe të leshtat: kazani
jo më shumë se një e treta plot.
MBYLLNI DERËN LEHTË
Paralajmërim Sigurohuni që asnjë
pëlhurë të mos ngecë kur të mbyllni
derën.
DETERGJENTET DHE SHTESAT
Rezultatet e mira të larjes varen edhe nga
detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi i sasisë
së duhur, për të shmangur shpërdorimin
dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse të biodegradueshme,
detergjentet përmbajnë lëndë të cilat, në
sasi të mëdha, mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit varet edhe nga lloji i
teshave (delikate, të leshta, të pambukta,
etj.), ngjyra, temperatura e larjes si dhe
shkalla e ndotjes.
Me këtë pajisje mund të përdoren të gjitha
detergjentet për larje me makinë që gjenden
zakonisht në treg:
pluhurat larës për të gjitha llojet e
pëlhurave,
pluhurat larës për teshat delikate (40°C
maksimumi) dhe të leshtat,
detergjentet e lëngshme, mundësisht për
programe me temperatura të ulëta (60°C
maksimumi) për të gjitha llojet e teshave,
ose të posaçme vetëm për të leshtat.
SASIA E DETERGJENTIT PËR T'U
PËRDORUR
Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga
lloji i teshave, sasia e ngarkesës, shkalla e
ndotjes dhe nga fortësia e ujit.
Për sasinë e detergjentit, referojuni
gjithmonë të dhënave në paketimin e
produktit dhe sigurohuni që detergjenti
mund të derdhet në sirtar.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
po lani një sasi të vogël teshash,
teshat nuk janë shumë të ndotura,
formohet shumë shkumë gjatë larjes.
SHKALLËT E FORTËSISË SË UJIT
Fortësia e ujit klasifikohet në “shkallë”
fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në
zonën tuaj mund të merrni pranë
kompanisë së ujësjellësit ose nga autoritetet
tuaja lokale.
Nëse shkalla e fortësisë së ujit është
mesatare ose e lartë ne ju sugjerojmë të
përdorni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë
udhëzimet e prodhuesit.
Kur shkalla e fortësisë është e butë,
përshtatni sasinë e detergjentit.
HAPNI SIRTARIN E SHPËRNDARËSIT
TË DETERGJENTIT.
Dhomëza për detergjentin pluhur ose
lëng të përdorur për larjen kryesore.
Dhomëza për shtesat lëng (zbutës pëlhure,
ngrirës).
12 electrolux
Vista de pagina 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 59 60

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios