
Zgjidhni një fillim me vonesë:
• zgjidhni programin dhe opsionet e kërkuara;
• përzgjidhni shtyrjen e programit duke shtypur butonin
5;
• shtypni butonin 6:
– pajisja fillon numërimin mbrapsht të orëve.
– Programi do të fillojë pasi të ketë përfunduar shtyrja
e përzgjedhur e kohës.
Anulimi i shtyrjes së programit mbasi e keni filluar
programin:
• vendoseni pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 6;
• shtypni butonin 5 një herë, drita përkatëse e shtyrjes
së zgjedhur fiket;
• shtypni sërish butonin 6 për të filluar programin.
SHTYRJA E PROGRAMIT nuk mund të përzgjidhet me
programin e shkarkimit.
E rëndësishme Shtyrja e përzgjedhur mund të ndryshohet vetëm pasi ta përzgjidhni
përsëri programin e larjes. Dera do të jetë e bllokuar gjatë gjithë kohës së shtyrjes. Nëse
doni të hapni derën, duhet ta vendosni pajisjen në PAUZË (duke shtypur butonin 6) dhe
më pas prisni disa minuta. Mbasi keni mbyllur derën, shtypni butonin 6 përsëri.
6
Nisja/Ndërprerja Nisni programin duke shtypur butonin 6
•Për ta nisur programin e zgjedhur, shtypni butonin 6,
drita treguese jeshile përkatëse ndalon së pulsuari.
Drita treguese 7.1 ndriçon për të treguar që pajisja po
fillon funksionimin dhe dera është e bllokuar. Nëse keni
zgjedhur shtyrjen e fillimit të programit, pajisja do të
fillojë numërimin mbrapsht.
•Për ta ndërprerë një program që është duke u kryer,
shtypni butonin 6: drita treguese jeshile përkatëse fillon
të pulsojë. Është e mundur që të ndryshohen disa
opsione të një programi në ekzekutim para se
programi t'i kryejë ato.
•Për ta rifilluar programin nga momenti kur është
ndërprerë, shtypni butonin 6.
• Pasi programi ka filluar procesin, dera bllokohet. Nëse
për ndonjë arsye, doni të hapni derën, vendoseni si
fillim pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 6. Dera
do të mund të hapet pas pak minutash.
Nëse dera mbetet e bllokuar, kjo do të thotë që pajisja
ka filluar të nxehet ose që niveli i ujit është shumë i
lartë. Sido që të jetë, mos provoni ta hapni derën me
forcë!
Nëse nuk mund ta hapni derën por duhet ta bëni këtë,
duhet të fikni pajisjen duke rrotulluar çelësin
përzgjedhës në pozicionin
. Pas pak minutash, dera
mund të hapet (bëni kujdes për nivelin dhe
temperaturën e ujit!). Pasi të mbyllni derën, është e
nevojshme të përzgjidhni sërish programin dhe
opsionet e tij, si dhe të shtypni butonin 6.
electrolux 17
Comentarios a estos manuales