
Zorra e shkarkimit të ujit është shtypur ose përthyer.
• Kontrolloni lidhjen e zorrës së shkarkimit të ujit.
Filtri i shkarkimit është bllokuar
• Nëse pajisja ndalon punën pa shkarkuar ujin, në fillim kryeni
një shkarkim emergjence:
–
Rrotullojeni çelësin e përzgjedhjes së programeve në
;
– Shkëputeni pajisjen nga energjia;
– Mbyllni rubinetin e ujit;
– Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur;
– Zhvidhoseni zorrën e shkarkimit nga pjesa mbajtëse e
pasme (shih "Parandalimi i formimit të brymës") dhe hiqeni
atë nga lavamani ose rubineti;
– Lëreni të shtrirë në dysheme;
– Vendosni një tas në dysheme dhe vendosni fundin e zorrës
së shkarkimit në tas. Uji duhet të shkarkohet në enë si
pasojë e forcës së gravitetit. Kur ena të mbushet, zbrazeni.
Përsëriteni procedurën derisa të mos derdhet më ujë nga
zorra;
– Vidhoseni tubin e shkarkimit në pjesën e pasme dhe
ripozicionojeni;
– Hapni derën dhe hiqni rrobat;
– Kryeni pastrimin e filtrit të shkarkimit siç përshkruhet te
"Pastrimi i filtrit të shkarkimit";
– Në fund të pastrimit, mbyllni derën dhe fusni spinën në
prizë sërish;
– Kryeni një program tharjeje për të kontrolluar nëse tani
pajisja punon.
Drita e butonit 6 pulson dhe ndizet drita 7.3 : Dera është e hapur
Dera nuk është mbyllur ose nuk është mbyllur si duhet.
• Mbylleni derën fort.
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës
pa ndonjë alarm të dukshëm.
Përpara se të lidheni me Qendrën lokale të
shërbimit, të kryeni kontrollet e mëposhtme.
Keqfunksionimi Shkaku i mundshëm / Zgjidhja
Pajisja nuk ndizet:
Spina nuk është futur mirë në prizë.
• Vendoseni spinën mirë në prizë.
Priza nuk është e lidhur me rrjetin.
• Kontrolloni rrjetin elektrik të shtëpisë tuaj.
Siguresa kryesore ka rënë.
• Riaktivizoni siguresën
Çelësi përzgjedhës i programeve nuk është vendosur mirë në pozicion
dhe butoni 6 nuk është shtypur.
• Ju lutemi rrotullojeni çelësin përzgjedhës dhe shtypni butonin 6 sërish.
Është përzgjedhur funksioni i vonimit të nisjes.
• Nëse do t'i lani rrobat menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes së
programit.
26 electrolux
Comentarios a estos manuales