
electrolux 13
Sipërfaqja e Vatrës
z Fshini rregullisht sipërfaqen e
vatrës duke përdorur një leckë të
butë të shtrydhur mirë në ujë të
ngrohtë e me pak lëng larës.
Shmangni përdorimin e produkteve
të mëposhtme:
- detergjent dhe zbardhues
shtëpiak;
- sfungjerët e mbushur të
papërshtatshëm për tiganët që nuk
ngjitin;
- sfungjerët me fije teli;
- heqësit e njollave të vaskës/
lavamanit.
z Nëse sipërfaqja e vatrës ndotet
shumë, ju rekomandojmë të
përdorni produktet e mëposhtme:
- Për vatrat prej inoksi, përdorni një
pastrues të përshtatshëm për
inoksin.
- Për vatra të tjera përdorni Hot
Brite ose Bar Keepers Friend.
z Mos lini substanca acide ose
alkaline (si psh.uthull, kripë, lëng
limoni, etj.) mbi sipërfaqen e vatrës.
Pllaka elektrike
Spërkatjet mbi pllakë duhen hequr duke
përdorur ujë të ngrohtë dhe një furçë
të butë, najlon ose shtupë plastike. Për
të bërë që pllaka të duket gjithmonë si
e re, mund të blini pastë të posaçme
për pllakat elektrike që mund t’i gjeni
në dyqanet e pjesëve mekanike.
Përndryshe, fshijeni pllakën me një pikë
vaji ulliri mbi një peshqir kuzhine për të
shmangur ndryshkjen. Është e
rëndësishme të kini parasysh se pllaka
do të nxjerrë pak tym dhe do të prodhojë
një erë të lehtë të pakëndshme kur të
përdoret herën tjetër.
Nëse nuk i pastroni dhe
kujdeseni për pllakën, mund të
krijohet ndryshkje dhe gërryerje
mbi sipërfaqe.
Elektroda e ndezjes
Ndezja elektrike realizohet
nëpërmjet një elektrode prej qeramike
me një elektrodë metalike (Fig - C).
Mbajini këto pjesë shumë të pastra,
për të shmangur vështirësi në ndezje,
si dhe kontrolloni që vrimat e kurorës
së pipëzës (Fig - B) të mos jenë të
bllokuara.
Comentarios a estos manuales