
electrolux 9
Përdorimi i furrës në mënyrë të saktë
Këshilla praktike
Përpara se të përdorni pajisjen,
hiqni gjithë pjesët ambalazhuese,
duke përfshirë etiketat
reklamuese dhe fletët mbrojtëse.
Pipëzat
Për të siguruar efikasitetin maksimal
të djegies, duhet të përdorni vetëm
tenxhere dhe tiganë me bazament të
sheshtë si dhe që përshtaten me
madhësinë e pipëzës së përdorur.
Pipëza e ndezjes së shpejtë
diametri 18-26 cm
Pipëza e ndezjes gjysmë të shpejtë
diametri 12-18 cm
Pipëza Ndihmëse
diametri 8-18 cm
• Për më shumë lehtësi, ndizeni
pipëzën përpara se të vendosni një
tigan mbi skarën mbështetëse.
• Përdorni vetëm tiganë ose tenxhere
me bazament të sheshtë.
• Bëni kujdes kur skuqni ushqime
në vaj ose yndyrë të nxehtë, pasi
spërkatjet e mbinxehura mund të
marrin flakë lehtësisht.
• Nëse përdorni një tigan të thellë,
përmasat e të cilit janë më të vogla se
ato të rekomanduara, flaka do të
përhapet përtej bazamentit të enës,
duke shkaktuar mbinxehje të dorezës.
• Gatimi i gjatë në poçe guri, tiganë
argjile ose pjata prej hekuri të
brishtë është i pakëshillueshëm.
Gjithashtu, mos përdorni letër
alumini për të mbrojtur sipërfaqen
gjatë përdorimit.
• Sigurohuni që tenxheret të mos dalin
jashtë skajeve të sipërfaqes së
gatimit si dhe që të jenë vendosur në
qendër të unazave mbështetëse, në
mënyrë që të përftoni një konsum sa
më të ulët gazi.
• Mos vendosni mbi unaza tenxhere
që nuk qëndrojnë mirë ose të
deformuara: pasi ato mund të
përmbysen ose të derdhin ushqimin
që mbajnë brenda, duke shkaktuar
aksidente.
• Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
• Nëse butonat e kontrollit bëhen të
vështirë për t’u rrotulluar, ju lutemi tëk
kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
• Sapo shikoni që lëngu fillon të
flluskojë, uleni flakën në mënyrë që
lëngu të vazhdojë zierjen normale.
Comentarios a estos manuales