
6 electrolux
• Sigurohuni që përreth pajisjes të ketë
një ajrim të mirë. Furnizimi i pakët më
ajër mund të shkaktojë mungesë
oksigjeni.
• Sigurohuni që ushqimi me gaz të jetë
në përputhje me llojin e gazit siç
përcaktohet në etiketën identifikuese,
e cila ndodhet pranë tubit të ushqimit
të gazit.
• Kjo pajisje nuk është lidhur me një
sistem te jashteqitjes se tymrave te
djegies. Ajo duhet të instalohet dhe të
lidhet në përputhje me rregulloret
ekzistuese për instalimin. Duhet bërë
kujdes i veçantë për kushtet
përkatëse lidhur me ajrimin.
• Përdorimi i një pajisjeje gatimi me
gaz, sjell prodhimin e nxehtësisë
dhe lagështisë në dhomën në të
cilën është instaluar. Sigurohuni
që kuzhina të jetë e ajrosur mirë:
vrimat natyrore të ajrimit lërini
hapur ose instaloni një pajisje
mekanike për ajrosje (kapuç
mekanik për ajrim).
• Përdorimi intensiv dhe për një
kohë të gjatë i pajisjes mund të
sjellë nevojën për më shumë
ajrosje, si për shembull për të
hapur një dritare ose për një
ajrosje me efektive, siç mund të
jetë rritja e nivelit të ajrosjes
mekanike nëse është e pranishme.
• Sapo të keni hequr të gjithë
ambalazhimin nga pajisja, sigurohuni
që ajo të mos dëmtohet dhe që kablli
elektrik të jetë në gjendje të përkryer.
Përndryshe, kontaktoni shitësin tuaj
para se të vazhdoni me instalimin.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi nëse këto masa
sigurie nuk zbatohen.
Shërbimi
• Në asnjë mënyrë nuk duhet të
përpiqeni ta riparoni pajisjen vetë.
Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë mund të shkaktojnë plagosje
ose dëmtime serioze. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin
e pjesëve të këmbimit origjinale.
Informacione në lidhje me
mjedisin
z Pas instalimit, ju lutemi të hidhni
ambalazhin duke respektuar
sigurinë dhe ambientin.
• Kur hidhni një pajisje të vjetër,
bëjeni atë të papërdorshme, duke
prerë kabllon.
Simboli mbi produkt ose
mbi ambalazhin e tij, tregon se ky
produkt nuk duhet trajtuar si mbeturinë e
zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, ajo
duhet të dorëzohet në pikën e
grumbullimit të pajisjeve të riciklueshme
elektrike dhe elektronike. Duke u
siguruar se ky produkt mënjanohet në
mënyrën e duhur, ju ndihmoni në
shmangien e pasojave negative të
mundshme për ambientin dhe shëndetin
e njeriut, që do të shkaktoheshin nga
mënjanimi i papërshtatshëm i këtij
produkti. Për informacione më të
detajuara rreth riciklimit të këtij produkti,
lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të
bashkisë, shërbimin e mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë
produktin.
Comentarios a estos manuales