
electrolux 17
E RËNDËSISHME - Për të siguruar një
funksionim sa më të mirë, kursim energjie
si dhe jetëgjatësi më të madhe të pajisjes,
tensioni në volt i pajisjes duhet të
korrespondojë me vlerat e këshilluara.
Rekordi tip bërryl lidhet me linjën e
ushqimit me gaz nëpërmjet një dadoje
të filetuar G 1/2". Futni guarnicionin midis
komponentëve siç tregohet në Fig. 7.
Vidhosini pjesët pa ushtruar forcë,
rregulloni lidhjen në drejtimin e kërkuar
dhe shtrëngojini mirë të gjitha.
Lidhja duke përdorur tubat
fleksibël jo-metalikë
Kur lidhja është lehtësisht dhe plotësisht
e kontrollueshme, mund të përdorni një
tub fleksibël sipas rregullave në fuqi. Tubi
fleksibël duhet të shtrëngohet fort duke
përdorur morseta shtrënguese, sipas
rregullave në fuqi.
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen prej
gome të tubit «D». Futni gjithmonë
rondelen «B». Më pas veproni me lidhjen
e gazit. Tubi fleksibël duhet të përgatitet
për përdorim, në mënyrë të tillë që:
- në asnjë pjesë të tij të mos arrijë
temperaturë të lartë, të ndryshme nga
temperatura e dhomës, më të lartë se
30°C; nëse tubi fleksibël duhet të
montohet në pjesën e pasme të pajisjes
në mënyrë që ta ushqejë atë me gaz,
instalojeni siç tregohet në figurë;
- nuk duhet të jetë më i gjatë se 1500 mm;
- të mos shfaqë përthyerje;
- të mos tërhiqen apo përdridhen;
- të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
- të jenë lehtësisht të kontrollueshme
për të kontrolluar gjendjen e tij.
A) Linjë ushqimi me gaz me dado
fundore
B) Guarnicioni
C) Lidhje e rregullueshme
D) Mbajtësja prej gome e tubit për
gaz të lëngët
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
- të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja pjesët si dhe
përgjatë tij;
- materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar por të ketë një elasticitet normal;
- morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
- afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë ano-
mali, mos u përpiqni ta ndreqni tubin
por thjesht zëvendësojeni atë.
E RËNDËSISHME
Pasi instalimi të ketë përfunduar,
kontrolloni që çdo pjesë e tubit
të jetë shtrënguar mirë, duke
përdorur një solucion me sapun
por asnjëherë flakë.
Gazi natyror
D
Gazi i lëngët
Comentarios a estos manuales