
electrolux 7
Funksionimi
Çelësat e kontrollit të pipëzave
të vatrës
Simbolet mbi çelësa do të thonë:
= nuk ka furnizim me gaz
= furnizimi me gaz në maksimum
= furnizim me gaz në minimum
Për ta ndezur vatrën më
lehtësisht, veproni përpara se të
keni vendosur mbi to tenxheret.
Ndjezja e pipëzave
Për të ndezur një pipëz të vatrës,
rrotullojeni çelësin përkatës në drejtim
të kundërt me akrepat e orës deri në
maksimum ( ) dhe shtypeni për
poshtë për ta ndezur.
Pasi të keni ndezur flakën, vazhdoni
ta mbani çelësin të shtypur për afro 5
sekonda. Kjo gjë mundëson ngrohjen e
“termoelementit” si dhe çaktivizimin e
mekanizmit të sigurisë, përndryshe
furnizimi me gaz do të ndërpritej. Më
pas, kontrolloni që flaka të jetë e rregullt
duke e rregulluar atë sipas nevojës.
Nëse nuk e ndizni dot flakën edhe
pas disa përpjekjeve, kontrolloni që
“pllakëza” dhe “kurora” të jenë
vendosur në pozicionin e duhur.
Në mungesë të energjisë elektrike,
ndezja e flakës mund të bëhet edhe pa
mekanizmin elektrik; në një rast të tillë,
afroni tek pipëza një çakmak ose
shkrepëse, shtypni çelësin përkatës
dhe rrotullojeni atë në drejtim të
kundërt me akrepat e orës, derisa të
arrijë pozicionin «maksimal».
Fikja e pipëzave
Për të fikur flakën, rrotulloni çelësin
tek simboli ( ).
)
Bëni kujdes kur skuqni ushqime
në vaj apo yndyrë të nxehtë,
pasi spërkatjet e mbinxehura
mund të marrin flakë lehtësisht.
)
Mos e mbani çelësin e kontrollit të
shtypur për më shumë se
15 sekonda.
Nëse pipëza nuk ndizet as pas
15 sekondash, lëshojeni çelësin e
kontrollit, rrotullojeni atë në
pozicionin “off” (fikur) dhe prisni
të paktën një minutë përpara se të
riprovoni të ndizni pipëzën sërish.
Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotullojeni çelësin e kontrollit në
pozicionin “off” (fikur) dhe prisni
të paktën 1 minutë përpara se të
riprovoni të ndizni pipëzën sërish.
Sigurohuni që tenxheret të mos
vendosen nëpër skajet anësore të
skarës së sipërme por vendosini
ato në qendër mbi unaza, në
mënyrë që të keni një konsum sa
më të ulët të gazit.
A - Kapaku i pipëzës
B - Kapaku i pipëzës
C - Elektroda e ndezjes
D - Termoelementi
Kur ndizni çelësat kryesorë, pas
instalimit apo pas ikjes së
energjisë elektrike, është krejt
normale që gjeneratori i
shkëndijave të aktivizohet
automatikisht.
Comentarios a estos manuales