
• Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
• Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni
paragrafit "Fortësia e ujit".
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
12.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje
mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:
• Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
• Zgjidhni programin e të pambuktave
me temperaturën më të lartë, me një
sasi të vogël detergjenti.
12.4 Izolimi i kapakut
Inspektoni vazhdimisht izolimin.
Pastrojeni kur nevojitet, duke përdorur
agjent pastrues me krem amoniaku pa
gërvishtur sipërfaqen e izolimit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
SHQIP 17
Comentarios a estos manuales