
majat e gishtave dhe me një copë
pambuku.
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar
tashmë dhe në copë mund të krijohet një
vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues,
shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato
me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Njolla bari: sapunisini lehtë dhe trajtojini
me zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato
me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitës: njomini me
aceton
2)
, vendoseni rrobën mbi një leckë të
butë dhe fërkojeni njollën.
Njolla buzëkuqi: njomeni me aceton si më
sipër, më pas trajtojini njollat me tretës boje.
Çdo shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni. Çdo shenjë të
mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
njomeni rrobën fillimisht me aceton
2)
, e më
pas me acid acetik; trajtoni çdo njollë të
mbetur në pëlhurat e bardha me zbardhues
dhe pastaj shpëlajini plotësisht.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më
pas fërkojeni me pastë detergjente.
HAPENI DERËN DUKE E TËRHEQUR
DOREZËN PËR SË JASHTMI
FUTJA E TESHAVE NË PAJISJE
Vendosni rrobat në kazan, një nga një, duke
i shkartisur ato sa më shumë të mundeni.
NGARKESAT MAKSIMALE
Ngarkesat e këshilluara tregohen te
«Tabela e programeve të larjes».
Rregulla të përgjithshme:
• Të pambukta, të linjta: kazani plot, por
jo shumë ngjeshur;
• Sintetike: kazani jo më shumë se gjysmë
plot;
• Pëlhura delikate dhe të leshtat: kazani
jo më shumë se një e treta plot.
MBYLLNI DERËN LEHTË
Paralajmërim Sigurohuni që asnjë
pëlhurë të mos ngecë kur të mbyllni
derën.
DETERGJENTET DHE SHTESAT
Rezultatet e mira të larjes varen edhe nga
detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi i sasisë
së duhur, për të shmangur shpërdorimin
dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse të biodegradueshme,
detergjentet përmbajnë lëndë të cilat, në
sasi të mëdha, mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
2) mos përdorni aceton mbi mëndafsh artificial.
12 electrolux
Comentarios a estos manuales