
• Teshat që janë ndotur me nënprodukte
shpërthyese të naftës nuk duhet të lahen
në pajisje. Nëse përdorni lëngje
pastruese shpërthyese, duhet të bëni
kujdes që lëngu të mënjanohet nga tesha
përpara se ta fusni në pajisje këtë të
fundit.
• Mos e tërhiqni kurrë kabllon ushqyese
për të hequr spinën nga priza; kapeni
gjithmonë nga vetë spina.
• Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re
nëse kabulli i ushqimit, paneli i kontrollit,
sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të
dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të
arritshme brendësinë e tharëses.
SIGURIA PËR FËMIJËT
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t’u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët)
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar
që ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
• Materialet e paketimit (si p.sh. fletët
plastike, bukëpeshku) mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët – ka rrezik
asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Sigurohuni që fëmijët ose kafshët
shtëpiake të mos futen brenda në kazan.
Për të shmangur rrezikun e bllokimit
brenda kazanit të fëmijëve ose kafshëve
shtëpiake, pajisja ka një mekanizëm të
posaçëm. Për ta aktivizuar këtë
funksion, rrotullojeni (pa e shtypur) në
drejtim orar butonin brenda derës, derisa
gjuhëza të jetë në pozicion horizontal.
Nëse është e nevojshme përdorni një
monedhë.
Për ta çaktivizuar këtë mekanizëm dhe
për të mundësuar sërish mbylljen e
derës, rrotulloni butonin në drejtim
kundër-orar derisa gjuhëza të jetë
vertikalisht.
MASAT PARAPRAKE KUNDËR NGRIRJES
Nëse pajisja instalohet në një vend ku
temperatura mund të bjerë poshtë 0°C,
vazhdoni si më poshtë për të larguar të
gjithë ujin e mbetur brenda pajisjes:
1. shkëputeni pajisjen nga energjia;
2. mbyllni rubinetin e ujit;
3. zhvidhosni zorrën e furnizimit me ujë
nga rubineti;
4. shkëpusni zorrën e kullimit nga pjesa
mbajtëse e pasme dhe hiqeni atë nga
lavamani ose rubineti;
5. vendosni një tas mbi dysheme;
6. lëreni zorrën e kullimit të qëndrojë
përgjatë dyshemesë, vendosni skajet e
jashtme të zorrëve të kullimit dhe të
hyrjes në tasin e vendosur në dysheme
dhe lini që uji të zbrazet plotësisht;
7. vidhoseni zorrën e hyrjes së ujit sërish
dhe rivendosni zorrën e kullimit;
Kur ta vini sërish në punë pajisjen,
sigurohuni që temperatura e dhomës të jetë
mbi 0°C.
4 electrolux
Comentarios a estos manuales