
•Për ta ndërprerë një program që është duke u kryer,
shtypni butonin 8: drita treguese jeshile përkatëse fillon
të pulsojë. Është e mundur që të ndryshohen disa
opsione të një programi në ekzekutim para se
programi t'i kryejë ato.
•Për ta rifilluar programin nga momenti kur është
ndërprerë, shtypni butonin 8.
• Pasi programi ka filluar procesin, dera bllokohet. Nëse
për ndonjë arsye, doni të hapni derën, vendoseni si
fillim pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 8. Dera
do të mund të hapet pas pak minutash.
Nëse dera mbetet e mbyllur, kjo do të thotë se pajisja
është duke ngrohur ujin ose se niveli i ujit është shumë i
lartë. Sido që të jetë, mos provoni ta hapni derën me
forcë!
Nëse nuk mund ta hapni derën, por duhet ta bëni këtë,
duhet të fikni pajisjen duke rrotulluar çelësin përzgjedhës
në pozicionin
. Pas pak minutash, dera mund të
hapet (bëni kujdes për nivelin dhe temperaturën e
ujit!). Pasi të mbyllni derën, është e nevojshme të
përzgjidhni sërish programin dhe opsionet e tij, si dhe të
shtypni butonin 8.
NË PËRFUNDIM TË PROGRAMIT
Pajisja ndalon automatikisht. Drita treguese
e butonit 8 dhe drita treguese 7.3ndriçon.
Në ekran shfaqet një zero.
Nëse keni zgjedhur një program apo një
përzgjedhje që përfundon me ujë të mbetur
në kazan, dera është e bllokuar për të
treguar se fillimisht duhet të zbrazet uji
përpara se të hapni derën.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
• Rrotullojeni çelësin e përzgjedhjes së
programeve në
.
• Përzgjidhni programin e kullimit ose të
shtrydhjes.
• Zvogëloni shpejtësinë e centrifugimit nëse
është nevoja, duke shtypur butonin
përkatës.
• Shtypni butonin 8.
Në përfundim të programit, dera tani mund
të hapet. Rrotulloni çelësin përzgjedhës të
programit te pozicioni
për të fikur
pajisjen.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut dhe të
erërave të pakëndshme.
Paralajmërim Nëse në shtëpi keni
fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake,
aktivizoni mekanizmin e sigurisë së
fëmijëve në anën e brendshme të
kornizës së derës (për më shumë
hollësira lexoni "Siguria e fëmijëve" në
kapitullin "Të dhëna për sigurinë").
Pezullimi: gjatë parametrizimit të programit
dhe menjëherë pas mbarimit të programit,
nëse nuk është prekur çelësi përzgjedhës i
programit dhe çdo buton tjetër, pas pak
minutash aktivizohet sistemi i kursimit të
sigurisë. Dritat treguese dhe ekrani fiken.
Drita e gjelbër treguese e butonit 8 pulson
me frekuencë të ulët. Duke shtypur cilindo
buton, pajisja do të dalë nga gjendja e
kursimit të energjisë.
GUARNICIONI I DERËS
Në fund të ciklit, kontrollojeni herë pas here
guarnicionin e derës dhe objekte që mund
të ngecin në pjesën e palosur.
electrolux 19
Comentarios a estos manuales