Electrolux EWP107300W Manual de usuario Pagina 18

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 92
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 17
6
Shtyrja e programit Programi mund të shtyhet me 30 min - 60 min - 90 min,
2 orë dhe më pas me nga 1 orë deri në një maksimum
prej 20 orësh, nëpërmjet këtij butoni.
Para se ta nisni programin, në qoftë se dëshironi ta
vononi nisjen, shtypni këtë buton për të përzgjedhur
shtyrjen e dëshiruar.
Vlera e zgjedhur e shtyrjes së programit do të shfaqet në
ekran për pak sekonda, dhe më pas shfaqet përsëri
kohëzgjatja e programit.
Ju duhet të zgjidhni këtë opsion pasi të keni vendosur
programin dhe përpara se të nisni programin.
Ju mund ta anuloni ose ta ndryshoni kohën e shtyrjes në
çdo moment, përpara se të shtypni butonin 8.
Përzgjidhja e shtyrjes së programit:
Përzgjidhni programin dhe opsionet që dëshironi.
Zgjidhni shtyrjen e programit duke shtypur butonin 6.
Shtypni butonin 8:
pajisja fillon numërimin mbrapsht të orëve.
programi do të fillojë pasi të ketë përfunduar shtyrja
e zgjedhur për të.
Anulimi i shtyrjes së programit pasi e keni nisur
programin:
Vendoseni pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 8.
Shtypni një herë butonin 6. Në ekran do të shfaqet
'.
Shtypni përsëri butonin 8 për të nisur programin.
Shtyrja e përzgjedhur mund të ndryshohet vetëm
pasi ta përzgjidhni përsëri programin e larjes.
Dera do të jetë e bllokuar gjatë gjithë kohës së
shtyrjes. Nëse doni të hapni derën, së pari duhet
ta vendosni pajisjen në PAUZË duke shtypur
butonin 8 dhe të prisni disa minuta përpara se ta
hapni derën. Pasi ta keni mbyllur derën, shtypni
përsëri të njëjtin buton.
Shtyrja e programit nuk mund të zgjidhet me
programin e shkarkimit.
.
7.1
7.2
7.3
Dritat treguese
Kur nisni programin duke shtypur butonin 8, drita
treguese e procesit të larjes (7.1) ndriçon. Kjo do të
thotë se pajisja është duke punuar.
Drita treguese e shpëlarjeve shtesë (7.2) ndriçon kur
pajisja kryen shpëlarje shtesë.
Kur programi të përfundojë ndizet drita treguese e
mbarimit të ciklit (7.3).
8
Nisja/Pauza Nisni programin duke shtypur butonin 8
•Për ta nisur programin e zgjedhur, shtypni butonin 8,
drita treguese jeshile përkatëse ndalon së pulsuari.
Drita treguese 7.1 ndriçon për të treguar që pajisja po
fillon funksionimin dhe dera është e bllokuar. Nëse keni
zgjedhur shtyrjen e fillimit të programit, pajisja do të
fillojë numërimin mbrapsht.
18 electrolux
Vista de pagina 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 91 92

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios