
Keqfunksionim Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja
Pajisja dridhet me
zhurmë:
Bulonat e transportit dhe paketimet nuk janë hequr nga pajisja.
• Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull.
Pajisja nuk është niveluar si duhet.
• Rregulloni këmbët.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
• Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak rroba.
• Futni më shumë rroba në pajisje.
Shtrydhja nis me
vonesë ose pajisja nuk
shtrydh:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik i dallimit të mungesës së ekuilibrit,
sepse rrobat nuk janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në kazan.
Rrobat do të rishpërndahen duke u rrotulluar kazani në kah të kundërt.
Kjo mund të ndodhë disa herë, derisa mungesa e ekuilibrit të
mënjanohet dhe centrifugimi të mund të rifillojë. Nëse, pas 10 minutave,
rrobat nuk janë shpërndarë ende siç duhet ne kazan, pajisja nuk do ta
kryejë shtrydhjen. Në këtë rast, rishpërndajini rrobat me dorë dhe
përzgjidhni programin e centrifugimit.
• Futni më shumë rroba në pajisje.
Ngarkesa është tepër e vogël.
• Shtoni më shumë rroba, rishpërndani ngarkesën me dorë dhe pastaj
përzgjidhni programin e centrifugimit.
Në kazan nuk duket të
ketë ujë:
Pajisjet e bazuara në teknologjinë moderne, punojnë në mënyrë shumë
ekonomike duke përdorur shumë pak ujë pa ndikuar negativisht në
performancë.
Rezultate të
pakënaqshme larjeje
Është hedhur shumë pak detergjent ose përdorur detergjent i
papërshtatshëm.
• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
Njollat e vështira nuk janë trajtuar paraprakisht përpara larjes.
• Përdorni produkte të tregut për të trajtuar njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e duhur.
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur ose jo temperaturën e saktë.
Keni futur shumë rroba.
• Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Pajisja bën një zhurmë
të pazakontë
Pajisja përdor një lloj motori që bën një zhurmë të pazakontë, në
krahasim me atë të motorëve të tjerë tradicionalë. Ky lloj i ri motori
siguron një fillim më të lehtë dhe një shpërndarje më të mirë të rrobave
në kazan kur kryen shtrydhjen, si dhe rrit qëndrueshmërinë e pajisjes.
Pas kryerjes së këtyre kontrolleve, ndizni
pajisjen dhe shtypni butonin 8 për të rifilluar
programin.
Nëse keqfunksionimi shfaqet përsëri, lidhuni
me Qendrën tuaj të Shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në pllakën e
specifikimeve. Rekomandojmë që ju t'i
shkruani të dhënat këtu:
Mod. ... ... ...
Prod. No. ... ... ...
Ser. No. ...
Përshkrimi i
modelit (MOD.)
...............................
Numri i produktit
(PNC)
...............................
Numri i serisë
(S.N.)
...............................
electrolux 29
Comentarios a estos manuales